Pse ndjekësit po mendojnë se postimi i fundit i Encës është thumb për Dhurata Dorën?!

Enca Haxhia këtë sezon ndryshe nga shumica e kolegëve të saj ka vendosur të pushojë dhe vetëm të udhëtojë duke mos sjell asnjë projekt të ri muzikor.

E teksa ka më shumë kohë të lirë, ajo është shumë aktive në rrjete sociale.

Së fundmi Enca ka postuar një Insta Story që duket si një kunj i hapur për kolegët e saj në luftën për klikime.

Punë punë natë e ditë, që viwesat me i rrit. Paçi fat”- u shpreh ajo.

Shumë fansa aludojnë se bëhet fjalë për këngëtaren tjetër Dhurata Dora e cila me këngën e saj më të re arriti 3.5 milionë shikime në një ditë.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh mendimin e saj për këtë temë.

Para disa ditësh ajo ka bërë një Q&A në Instagram dhe një nga pyetjet ishte se pse ajo nuk blen klikime dhe se mos ka frikën se mos ja bllokojnë.

Enca nuk ja ka përtuar përgjigjen duke e u shprehur se më mirë i harxhon lekët për pushime sesa blerje klikime.

Nuk po them që cdo këngë me 1 milionë shikime në ditë është ‘fake’ por po them që 90 përqind e tyre janë… Më mirë i harxhoj paret për pushime e biznese të reja sesa për ‘fake views’ për me kënaq egon”- u shpreh këngëtarja.