Megjithese behen disa jave tashme qe gazetaria, Rudina Demneri, ose ndryshe Paloma, nuk eshte me banore e shtepise se “Big Brother VIP”, ajo herë pas herë zhvillon pyetësor me ndjekësit ku diskutojnë për situata të ndryshme brenda shtëpisë.
Njëri nga ndjekësit e pyeti se përse e ka inat Donaldin dhe Paloma nuk hezitoi t’i përgjigjej.
“Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen.
Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq.
Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”,- ka shkruar ajo.
Kujtojme se, ne momentin kur Paloma u eliminua si banore e shtepise se “Big Brother VIP”, Donaldi shprehu hapur gezimin ndaj ketij vendimi.
“Jam shumë i lumtur që iku Paloma, super i lumtur. Doli Paloma, ajo që duhej. Ça janë ato servilizma e lëpirje b*the. (I drejtohet Semit) Do bëjmë i çik lojë ne shpirti, të hapur të shohim, të shkojë si të shkojë.