Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për një periudhë të jetës së tij, gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zbuluar se ai duhej të punonte si shofer taksie për t’i mbijetuar vështirësive ekonomike.
Kolapsi shkaktoi vështirësi ekonomike në të gjithë vendin, duke detyruar shumë rusë të kërkonin mënyra të reja dhe alternative për të fituar jetesën.
Duke folur për shpërbërjen e shtetit në vitin 1991 në një dokumentar që u transmetua të dielën, Putin e përshkroi atë si kolapsin e Rusisë historike.
“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë,.Domethënë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh duke qenë i sinqertë, por fatkeqësisht ishte kështu.”, vazhdoi ai.
Putini ka folur edhe më parë për rënien e BRSS, duke e përshkruar dikur si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”.
Megjithatë, ai nuk e ka zbuluar më parë nevojën e tij për të punuar si një shofer taksie – diçka që shumë burra rusë bënë në atë kohë për t’ia dalë mbanë.
Taksitë ishin të pakta në Rusi dhe shumë individë u detyruan t’i ngasin ato për të fituar jetesën.