Ende nuk janë bërë një muaj nga vdekja e producentes së njohur e të dashur Vjosa Berisha, por dhimbja e largimit të saj nuk do të shuhet për familjarët.
Ka qënë i biri, Lekë Berisha, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Instagram mesazhin prekës me të ëmën pak ditë para se ajo të ndërronte jetë.
“Më mungon gjithashtu”, i shkruante Vjosa të birit teksa ndodhej larg tij për t’u mjekuar.
Këtij mesazh të dhimbshëm i biri i ka bashkëngjitur shkrimin “Deri në takimin tonë të ardhshëm…”