Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur por fansat e Flori Mumajesit janë shqetësuar për të.
Nuk ka probleme shëndetësore dhe asnjë gjë tjetër (që mund ta dimë), por artisti është zhdukur nga rrjetet sociale.
Ai ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.
Egziston mundësia që profili i tij të jetë vjedhur.
Pa shkuar në përfundime kaq ‘të këqija’, ndoshta ky veprim lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.