Nëse keni vendosur të martoheni në fshehtësi këto kohë, do beni gjënë e duhur, se është vërtetë një trend që duket se po e ndjekin shumë personazhe të famshëm të Hollwyood.
Përmendim këtu Britney Spears, dasma e të cilës nuk ishte edhe aq e fshehtë, por ceremonia tepër sekrete, për të vazhduar me Lindsay Lohan, Taylor Swift që është fejuar, jo martuar, por sërish në fshehtësi të plotë, po ashtu edhe Jennifer Lopez, që e bëri të ditur për të gjithë, por vetëm pasi gjithçka ishte kryer.
Dhe tani, artistja e radhës që i ka dhënë fund beqarisë në mënyrë sekrete është ylli i ”The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy.
Aktorja e njohur është martuar me Malcolm MvRae në një ceremoni private sipas “Page Six”. Gjithçka ka ndodhur me shpejtësi, edhe për arsyen se Joy është nisur menjëherë për Australi, për të vazhduar xhirimet e “Furiosa”, filmit që paraprin historinë e “Mad Max: Fury Road”.
Anya dhe muzikanti 27-vjeçar u fejuan muajin e shkuar dhe prova për këtë ishte një unazë diamanti që u pa në dorën e aktores në publik.
Lidhja e tyre ka qenë vërtetë private, madje asnjë detaj nuk dihej rreth saj për gati 1 vit. Megjithatë dyshja planifikon që të zhvillojnë një ceremoni më të madhe, pra një dasëm ashtu siç duhet, me t’ kthyer në SHBA.