Meridiani ishte banori qe la te marten e kaluar shtepine e “Big Brother VIP” ku teksa u prit ne skene nga Arbana, pati dhe nje debat te forte me Balinen, e cila i rikujtoi atij futjen e informacioneve qe ai beri ndaj Donaldit.
Mirëpo, Meridiani tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.”
Mesa duket pas daljes së tij Meridiani nuk ndalet të “godasë” Donaldin dhe Beatrix. Ditën e djeshme pas hyrjes së dronit në shtëpi familjarët e kësaj të fundit kanë bërë deklarata në rrjetet e tyre sociale.
Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.
Meridiani pas deklaratave të shumta që ka dhënë mbi çiftin ditë e djeshme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër mënyrë. Me një pyetje në Instastory ai ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale.
“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkruan Meridiani duke pritur përgjigjen e ndjekësve.