Muaji shkurt i këtij viti do të jetë i paharruar për disa prej çifteve të njohura botërore.
Gjatë këtij muaji ata ndanë rrugët duke prishur lidhjet e martesat e tyre, ndarje që bënë bujë kudo në media.
Tommy Dorfman & Peter Zurkuhlen
Ylli i “13 reasons why” dhe partneri i saj i kane dhene fund lidhjes se tyre prej vitesh.
Zurkuhlen paraqiti kërkesë për divorc nga Dorfman në një gjykatë në Los Anxhelos më 1 shkurt, sipas dosjeve gjyqësore të marra nga PEOPLE.
Rosario Dawson & Senator Cory Booker
Aktorja dhe ligjvënësi i Nju Xhersit u ndanë pas më shumë se dy vitesh së bashku.
Dawson dhe Booker u takuan për herë të parë në vitin 2018 në një mbledhje fondesh politike për një mik të përbashkët. Ata u rilidhën disa muaj më vonë dhe shumë shpejt filluan të takoheshin, megjithëse fillimisht e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes.
Aaron Rodgers & Shailene Woodley
Aktorja e Big Little Lies dhe ylli i NFL i kanë dhënë fund fejesës së tyre dhe po shkojnë në rrugë të ndara.
Ish-çifti, të cilët e mbajtën lidhjen e tyre kryesisht larg vëmendjes, u takuan për herë të parë gjatë pandemisë në vitin 2020 dhe shpejt ndezën thashethemet për romancë. Rodgers i konfirmoi ato gjatë fjalimit të tij të pranimit për çmimin NFL Honors, duke falënderuar “të fejuarën” e tij.
Olivia Rodrigo & Adam Faze
Këngëtarja dhe producenti janë ndarë vetëm shtatë muaj pasi u panë për herë të parë duke kaluar kohë së bashku
Alex Guarnaschelli & Fiancee Michael Castellon.