Fakti që Daniela zgjodhi Vilianin për takimin e kësaj jave ka shkaktuar pakënaqësira mes djemve të tjerë. Situata ka përfunduar me debate me tone të ashpra në “Love Story Talk”.
Ka qenë Serxhani ai që ka supozuar se Viliani e ka kërcënuar Danielën se nëse nuk e zgjidhte në takim, atëherë do të largohej nga emisioni.
Daniela e ka mohuar diçka të tillë, por Serxhani ka këmbëngulur se është e vërtetë, duke thënë se ka dëshmitarë të tjerë që e kanë dëgjuar këtë gjë në prapaskenë.
Ky version i Serxhanit është mbështetur nga Bajroni, i cili ka thënë se Daniela do të zgjidhte sërish atë për takim edhe këtë javë, por kërcënimi i Vilianit e ka bërë që të ndryshojë mendje.
Daniela ka vijuar ta mohojë diçka të tillë, por debati mes djemve ka vijuar edhe më i ashpër dhe Serxhani ka tentuar të përplaset fizikisht me Vilianin.
Për këtë shkak, Serxhani është përjashtuar nga programi.
Viliani, nga ana tjetër, i ka kërkuar falje publikut për situatën e krijuar.
https://www.instagram.com/tv/CXjFPOQlsHo/?utm_medium=copy_link