Se shpejti reperi Noizy do te sjelle nje koncert gjigand ne Tirane, ku do te mbledh artistet me ne ze dhe me te suksesshem shqiptar per te performuar.
Ne kete koncert “Alpha” nuk kishte si te mungonte Loredana, me te cilen ai pati bashkepunimin e shume-pelqyer, “Heart Attack”.
Perpara eventit te madh qe do te zhvillohet ne 14 gusht, Noizy mblodhi artistet ne nje mbremje “parapergatitese” e nder te ftuarit ishte edhe reperja Loredana.
Pas zerave te shumte per nje lidhje me Noizyn, ajo foli per here te pare rreth marredhenies qe ka me te.
Loredana tregoi se me Noizyn u njohen nepermjet mikut te perbashket, Blerim Destani, e me pas kontaktuan per te bere nje bashkepunim.
Reperja u shpreh se me Noizyn ka shoqeri te mire dhe se së shpejti do te kete bashkepunime te tjera mes tyre.
Kujtojme se pas kenges “Heart Attack”, duket se Mozzik pati nje revolte dhe hatermbetje te madhe.
Ai fshiu te gjitha fotot me Noizyn, madje dhe bashkepunimin e tyre nga YouTube e me pas filloi te thumbonte Loredanen ne rrjetet sociale.