Pas skandalit ku i bene publike mesazhet dhe fotot nudo, reagon Arta Nitaj

Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, është bërë së fundmi qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.

Kjo, pasi Teddy Grey ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa status, mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të një nate me të.

YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj.

Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Arta Nitaj ka reaguar pas akuzave të forta të Youtuber-it britanik.

Ajo ka publikuar një “story” në Instagram duke thënë se nuk i bëhet vonë për çfarë thonë.

“S’më plas fare dhe kjo është shumë e rrezikshme”, shkruan ajo në story si përgjigje ndaj akuzave të hedhura.