Ndarja e dy ish konkurrenteve te Per’puthen, Bruno Shemsho dhe Ana Gjini, shkaktoi shume kuriozitet tek publiku dhe mori vemendje te madhe.
Mesa u kuptua nga deklaratat e dy protagonisteve, ndarja erdhi per shkak te disa intervistave te Anes.
Ajo kishte shprehur pelqimin e saj per meshkujt veriore gjate kohes qe ishte ne lidhje me Brunon, gje qe ketij te fundit nuk i pelqeu, e gjithashtu kishte folur per tema rreth seksit qe sipas Brunos nuk ishte etike.
Mirepo, pak pas ndarjes duket se dyshja e hodhen pas njeri tjetrin shume lehte e tashme kane krijuar lidhje te tjera.
Teksa kishte hapur nje video Live, Bruno tregoi se nuk eshte me single, ndersa Ana na beri te dyshojme se eshte ne nje lidhje me postimin e fundit qe beri.
Ajo kishte postuar nje foto me nje buqete te madhe trendafilash me shkronjen A, ndersa ne pusulle i dedikoheshin keto fjale:
“Je qetesia e shpirtit tim”, shoqeruar me nje zemer.
Kujtojme gjithashtu se pak kohe me pare gjate nje pyetesori me ndjekesit, Ana u pyet nese eshte e lumtur, ndersa ajo dha nje pergjigje shume te prere:
“Mjaftueshem per ta bere gjumin e qete duke e ditur se: 1.Kam njerezit me te mire afer vetes 2.Qe me hoqi Zoti qafe njerezit qe nuk me duheshin”