Anaid Kaloti, fitues i edicionit te 6-te te “Big Brother” eshte mjaft aktiv ne rrjete sociale ku shpesh ka komentuar situata te ndryshme te banoreve brenda shtepise se “BBV”.
Se fundmi, në një postim në ‘Instastory’ Anaidi ka ndarë me ndjekësit një foto të lajmit të ndarjes së Donaldit nga Beatrix, ku bashkëngjitur ka shkruar edhe një koment.
Ai është shprehur se kur fliste të vërtetën, njerëzit që gënjenin veten i hidheshin kundra.
Sipas tij në Shqipëri gjen meshkuj “pa shtyllë kurrizore” të cilët shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, duke iu referuar kështu aktorit Donald Veshaj.
“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, u shpreh Anaidi.
Rikujtojmë se Beatrix u paraqit me vonës në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel të hënën, e cila ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj.
Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Ndarja u konfirmua më pas nga vet këngëtarja e cila e hoqi Donaldin nga Instagrim-i ndërsa ky i fundit ende e ka këngëtaren ‘follow’.