Në një moment, kur duket se Donaldi ka një pjesë të madhe të banorëve kundër vetes brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, jashtë ka njerëz që e mbështesin fort për çdo veprim. Sigurisht, midis tyre, edhe gjysma e tij, vëllai binjak, Romeo, që është përkrahja e tij më e madhe.
Së fundmi, ai ka bërë një postim, që është sa “mbrojtje” për Donaldin, po aq edhe “thumb” për ata që e kundërshtojnë.
Aktori ka postuar një foto ku duket një luan, i vetëm kundër një tufe hienash. Romeo nuk ka shkruar asgjë krahas fotos, por fakti që e ka postuar menjëherë pas spektaklit, na lë të kuptohet se kjo është pastër e qartë ironi.
Reagimi vjen pas mbrëmjes së djeshme, ku sërish Donaldi ka qenë një nga protagonistët kryesorë, në debatet gjatë spektaklit, madje ‘iu tërhoq vëmendja’ për tonet e larta të bisedës.
Ai debatoi ashpër me Arjolën, të cilën e quajti mosmirënjohëse dhe egoiste. Po ashtu nuk munguan debatet me Ilirin, që janë bërë tanimë të zakonshme. Si dhe diskutime pati edhe për lidhjen me Beatrix, por të dy pavarësisht dyshimeve të banorëve, pranuan se e duan njëri-tjetrin.