Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tani janë të martuar. Çifti u bashkuan në lidhjet e shenjta të martesës larg syrit të publikut.
Sipas informacioneve ekskluzive të TMZ, çifti ka marrë një licencë martese në Clark County.
Revista TMZ raporton se pak ditë më parë, Jennifer Lopez u pa e veshur me një unazë fejese teksa bënte pazar në një dyqan me vajzën e saj 14-vjeçare.
Në fakt, jo shumë kohë më parë këngëtarja dhe aktorja e njohur ndau me publikun unazën e saj jeshile, duke lënë frazën “Ti je perfekt” për të shoqëruar foton.
Çifti u njohën në xhirimet e filmit “Gigli”, ku aktori luajti edhe me yllin latin, por në vitin 2004 u ndanë, pavarësisht propozimit për martesë që Lopez kishte pranuar në atë kohë.
“Historia na erdhi vetvetiu. Mbaj mend që kur foli për herë të parë me drejtorin isha në një gjendje shumë të keqe. Sigurisht, nëse nuk do të kisha marrë pjesë në film, nuk do ta kisha kuptuar kurrë se ajo që dua shumë është të drejtoj, por as Jennifer Lopez-in nuk do ta kisha takuar. Marrëdhënia jonë ishte plot kuptim që në fillim”, kishte thënë karakteristike Affleck.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në Gigli (2003)
Lidhja e tyre pushtoi mediat që në fillim dhe të dy ishin çifti më i famshëm i showbizit botëror.
“Jennifer dhe unë ishim bashkë në kohën më miqësore me shtypin. Të gjithë gazetarët në atë kohë kishin të bënin me personazhe të njohur dhe lidhja jonë mori hov. Dhe unë nuk e doja këtë”, tha Ben Affleck, duke konfirmuar zërat se arsyeja e ndarjes së tyre ishte publiciteti që fituan.
Çifti i dashuruar u fejua në janar dhe e bëri të qartë se këtë herë nuk do të bëjnë të njëjtat gabime si në të shkuarën.
Në një intervistë për People, Jennifer Lopez deklaroi se ndarja e tyre në të kaluarën ishte “një nga gabimet më të mëdha që ajo ka bërë në jetën e saj”.
“Ne ishim të dy të rinj dhe ndoshta kishim frikë nga publiciteti që shpërtheu kaq papritur. Tani ne të dy jemi kaq të lumtur duke e ditur se ajo për të cilën jetojmë është më e fortë se të gjitha këto gjëra, nuk do t’i lejojmë ato të na e shkatërrojnë më. Ne jemi më të vjetër, më të zgjuar, më me përvojë. Jemi në momente të ndryshme të jetës, kemi fëmijë, i kushtojmë më shumë vëmendje. Ne do ta mbrojmë atë që kemi në çdo mënyrë, një periudhë kaq e bukur e jetës sonë nuk do të na prishet kështu” , kishte theksuar me vendosmëri këngëtarja.
Lidhur me mundësinë e një fëmije, një burim nga ambienti i çiftit i kishte thënë Hollywood-it se aktori dhe ylli latin janë të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të rrisin më tej familjen e tyre.
“Ata nuk duan më fëmijë. Ata të dy e kanë kaluar atë fazë në jetën e tyre”, tha burimi, duke theksuar se qëllimi i tyre tani është të lidhen me fëmijët e njëri-tjetrit dhe të zhvillojnë një marrëdhënie të fortë.
Siç zbuloi më vonë i njëjti burim, fëmijët e Ben Affleck e kanë pëlqyer veçanërisht Jennifer Lopez, ndërsa 10-vjeçari Samuel është dobësia e saj e madhe.