Pak para nisjes se “Big Brother Vip Kosova”, Arbana ia thote dy fjale Alaudinit!

Moderatori Alaudin Hamiti ishte sonte mysafir në emisionin “n’Za” në televizionin publik.

Në një bisedë me gazetarin Arbër Zeka, ai rrëfeu plot detaje nga karriera e tij ndër vite.

Mes tjerash, Alaudini u bë pjesë e një rubrike me pyetje sfidueseku duhej të zgjedhte mes alternativave.

Gjatë bisedës, një pjesë të madhe të vëmendjes e mori projekti “Big Brother VIP Kosova” që vjen për të parën herë këtë vjeshtë në Klan Kosova dhe ArtMotion si risi absolute dhe hap përpara në tregun mediatik kosovar.

Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri, Arbana Osmani, në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që bartin licensën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Dini tha i ka thënë “edhe ju këtu?”.

Përtej shakasë, prezantuesi i njohur i Klan Kosova zbuloi se Arbana mes tjerash i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.

Hamiti përgjatë intervistës zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovë ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.