Reperi i njohur Betim Januzaj i njohur me emrin artistik “Buta”, ka marrë një vendim lidhur me karrierën e tij muzikore.
Ai përkohësisht ka vendosur që t’i anulojë të gjitha koncertet për këtë sezon. Arsyeja e kësaj është rasti i vëllait të tij Qendrim Januzaj i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.
Teksa ka publikuar një foto në Instatstoryn e tij reperi ka treguar se ka anuluar të gjitha koncertet e tij si dhe njëkohësisht i ka shprehur keqardhje familjes Hyseni për rastin e ndodhur.
30-vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vëllai i Butës, dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e 27 majit të këtij viti, një person po ashtu 30-vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.
Zyrtarisht në versionin e autoriteteve të rendit, besohet që vrasja u bë për shkak të djegies së veturës së reperit Buta në vlerë prej 70,000 eurosh, vepër për të cilën, vëllai i tij, dorasi Qëndrim Januzi, ka qenë i bindur që ka ndodhur nga Gazmendi, dikur mik i afërt i tyre.