Puntaten e sotme ne “Perputhen” u diskutuan midis 3 opinionisteve dhe Bora Zemanit, disa tema nga episodet e kaluara, ku mes tyre ishte dhe eleminimi i ish konkurrentes, Arlida Tola.
Ne diskutimin e siper, ishte opinionisti Bledi Strakosha ai qe u shpreh se Tola ishte nje vajze e sjellshme dhe e mire por ne krahasim me konkurrentet e tjera ajo ishte me pak e pashme, duke i ulur “pike” ne rrugetimin e saj deri ne eleminimin nga programi.
Gjithashtu Bledi shtoi se pavaresisht pamjes se saj, ndikim pati dhe familja e saj se pse Tola “deshtoi” ne kete emision.
“Vajze shume e mire me te cilen jemi afeksionuar te gjithe por ndoshta jo me e bukura mes vajzave, ndoshta jo me aktivja mes vajzave, kjo besoj qe ishte arsyeja e eleminimit te saj”, u shpreh Bledi Strakosha per Arlida Tolen.