Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother VIP për shkak të lidhjes që krijoi me aktorin Donald Veshaj.
Mamaja e Beatrix jo pak herë ka reaguar në rrjetet sociale në mbrojtje të vajzës së saj. Por një mesazh ka mbërritur në redaksinë e real-news, ku një qytetar pretendon se mamaja e Beatrix e ka sharë shumë rëndë.
Kujtojmë që këngëtarja është kritikuar shumë për romancën që nisi brenda shtëpisë së famshme.
Ndjekësit mendojnë se ajo ka ndërhyrë mes Donaldit dhe moderatores së njohur Bora Zemani.
/realnews