Mikela dhe Erioni ishin një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku gjatë Për’Puthen.
Mirëpo lidhja jashtë programit nuk zgjati shumë. Mikela në daljen e saj të fundit ka zbuluar të pathënat e ndarjes.
‘Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara, një 8-mujorsh e kaluam bashkë, ishte bukur aq sa zgjati. Largësia edhe distanca ndikuan, nuk shiheshim shpesh, kisha nevojë ta kisha afër.
E doja afër në plazh. Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty.
Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje.’- u shpreh Mikela