Sabiani ishte konkurrenti i cili u eleminua nga shtepia e “Big Brother VIP” mbremjen e se premtes, duke humbur keshtu mundesine per te fituar cmimin e madh.
Diten pas daljes se tij, ashtu si gjithe konkurrentet e tjere, ai ishte i ftuar ne emisionin “Fan Club” per te folur mbi experiencen e 64 diteve izolim me VIP-at e tjere.
Perpos kesaj, Sabiani shprehu dyshim per drejtesine e emisionit persa i perket eleminimeve.
Ai tha se nuk arrin te lidh largimin e tij, me dashurine qe publiku i ka treguar pas daljes se tij.
“Nuk po e marr vesh, akoma nuk po me lidhen gjerat me ate ckam pare jashte dhe me ate qe me eshte servirur brenda. Kam mbeshtjeje dhe mesazhe pafund nga publiku, ndersa brenda dola si me pak i pelqyer”- shprehet Sabiani.
Shtojme se pas daljes se tij, Sabiani ndau me ane te postimeve ne InstaStory shume nga mesazhet e ardhura nga publiku, ku i tregonin mbeshtetjen e tyre dhe i thoshin se nuk e meritonte eleminimin.