Pas intervistes per “Prive” te Erionit, ishte rradha e Mikeles per t’iu pergjigjur pyetjeve dhe per t’iu kunderpergjigjur ish partnerit te saj.
Mikela tregoi se Erioni nuk kishte treguar shume rreth lidhjes se tyre gjate intervistes e gjithashtu duket se nuk ishte treguar shume i sinqerte ne disa pergjigje.
Mikela u shpreh se ndarja mes tyre nuk ka ardhur pas nje sherri aq te madh sa e cilesoi Erioni dhe se ajo nuk kishte ngritur tonet gjate bisedes se tyre te fundit.
Ish konkurrentes iu kerkua te jepte edhe nje note vleresuese persa i perket Erionit ne shtrat, mirepo ajo refuzoi te jepte nje pergjigje.
Teksa u pyet nese eshte apo jo aktualisht ne nje lidhje, Mikela pohoi se eshte single duke u shprehur “perfundimisht nuk ka shume meshkuj”.
Gjithashtu Mikela u pyet edhe per moderatoren Bora Zemani, te cilen e cilesoi si te adhurueshme dhe moderatoren me te mire shqiptare.