Spektakli i së premtes në “Big Brother Vip” u shoqërua me debate të ashpra. Disa nga banorët e akuzuan Arjolën se po viktimizohet me sjelljen e saj.
Ajo pati gjithashtu debate me Donaldin, të cilit e ka thënë se e ka respektuar dhe i ka besuar.
Arjola tha se ajo i ka thënë dy-tre fjali, të cilat Donaldi i ka përdorur. Pas kësaj Donaldi u revoltua dhe tha se i ka folur sepse mendon se ajo është pozicionuar pas Ilirit.
Ai madje i tha Arjolës që ajo nuk ka mendimin e saj dhe se nuk po lufton për fëmijët e saj. Ajo iu përgjigj se nuk lufton si mendojnë të tjerët dhe ajo nuk është aspak e dobët.
Donaldit i ka mbetur qejfi me aktoren dhe sot gjatë një bisede me Antonelën ka deklaruar se nuk do t’i flasë më edhe pse më parë i ka ardhur keq për të.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Unë Arjolës nuk i flas më, për asnjëlloj gjëje. Tull gjërat në kokë… unë kam dashur ta ruajë se më ka ardhur keq. Më vjen keq, se ka tre fëmijë, të betohem më vjen keq.
Antonela: Unë s’e kam pasur shansin këtu të tregojë një histori timen se s’ma ka dhënë kush atë hapësirë, se ulesh me Arjolën tregon ajo.