Eksperti i IT si edhe i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka publikuar se fundmi nje statistike ne lidhje me emisionet Shqiptare dhe ato Kosovare, ku tregon qarte se kush eshte emisioni me i kerkuar ne YouTube.
Pavaresisht bujes se madhe qe “Big Brother VIP” krijoi ne rrjete sociale dhe jo vetem, serish nuk arriti t’ia merrte fronin emisionit “Per’puthen”.
Në Shqipëri fill pas “Për’puthen” vijonte “Big Brother” për tu ndjekur më pas nga programi i humorit “Portokalli”.
Gjithsesi fjala “Big Brother” mbetej më e kërkuara në disa versione të saj duke zënë 4 vende në Shqipëri dhe 4 në Kosovë.
“Big Brother VIP” është gjithashtu emisioni më i kushtueshëm.
Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.
Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.
Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.
Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” e 9 në renditje nga kërkimet në YouTube mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë.