Qe pas eleminimit te tij nga shtepia e “Big Brother VIP”, Meridiani ka shkaktuar mjaft polemika duke filluar qe nga akuzat e terthorta ndaj produksionit e deri tek ngacmimet ndaj Donaldit dhe Romeos.
Nje dite pas daljes, Meridiani filloi te ndante ne InstaStory dhjetra mesazhe nga ndjekesit e tij, ku i tregonin se ne fakt banori qe ishte votuar me se shumti per te dale nga shtepia ishte Donaldi, duke hedhur keshtu dyshime mbi vendimin e produksionit.
Me pas, ngacmimet ndaj Donaldit i cili e coi ne nominim shkaktuan acarimin e Romeos ku edhe me kete te fundit Meridiani pati nje perplasje te forte ne rrjetet sociale.
Por, tashme Meridiani duket se e ka kapur keq me Einxhelin.
Kujtojme se gjate spektaklit te se premtes, para se Meridiani te linte shtepine, Einxhel u shpreh se ai nuk ka bere asgje tjeter ne shtepi pervec byrekut.
Ndaj dhe diten e sotme ai filloi te postonte disa foto byrekesh ku shkruante:
“Le te flasin sa te duan Lushkat, e ku ka si byreku! Eh sa mire me kuptojne emigrantet”
Ndersa ne postimin e rradhes Meridiani shkroi:
“Jemi shqiptar o Lushka nuk jemi rrit me Caviar e Champaign po me byrek e dhalle e groshe”
Pas kesaj, Meridiani filloi te shperndante mesazhet e shumta te ndjekesve ne lidhje me keto dy postime ironizuese ndaj Einxhel.