Leonora Jakupi sapo ka publikuar mini albumin e saj të titulluar “Amël” ku janë të përfshira 5 këngë, të cilat erdhën të realizuara me videoklipe.
Në videon e këngës “Dashnia jeme”, në një nga skenat këngëtarja shfaqet pranë kuajve, por jo siç duket në klip ka shkuar çdo gjë perfekt.
Leonora ka zbuluar disa prapaskena qesharake nga kjo pjesë.
Ajo duket të ketë hasur në vështirësi të mëdha, edhe pse e ka menaxhuar mirë këtë.
“Qe një video qesharake, për të parë që nuk është perfekt çfarë shihet në televizion. Një Leonorë e lodhur e frikacake”, kanë qenë fjalët e 42-vjeçares.