Nga Fjolla Morina tek Noizy, personazhet e showbizzit shqiptar që patën probleme me drejtësinë në 2021.
Viti që lamë pas pati ngjarje pa fund në showbizzin shqiptar. Ndarje, dasma, humbje të mëdha… Një pjesë e personazheve patën edhe momente jo të mira, e disa prej tyre u përballën me probleme me drejtësinë.
Fjolla Morina
Arrestimi i këngëtares në fillim të vitit, ishte kryefjala e mediave rozë për shumë kohë. Ajo probleme ligjore për shkak të trafikimit dhe mbajtjeve të armëve pa leje. Ajo u arrestua e kapur me dy pistoleta në makinën e saj e shoqëruar me dy persona të tjerë.
Më pas me 25 mars Fjolla u dënua me nëntë vite burgim por pas zbritjes së gjykimit vendosëm gjashtë vite burgim.
Pas arratisjes, e një dasme madhështore, ajo u vendos në paraburgim, nga ku u lirua më 15 shtator.
Fero
Edhe Fero është reperi që kishte probleme me ligjin gjatë 2021. Tre vite më parë reperi ishte përfshirë në një përleshje në Prishtinë, ku në shtator të këtij viti reperi dhe dy persona të tjerë iu desh të paraqiten para gjykatës. Fero u dënua me një mijë euro gjobë, ku me këtë rast reperi kreu punë me drejtësinë dhe ai më nuk ka punë më në gjykata.
Reperi pati një sherr edhe me menaxherin e këngëtarit Bardhi, Meriton Mataj. Ai e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime trupore të lehta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.
Don Xhon
Reperi dy muaj më parë është ndaluar nga policia e Kosovës, së bashku me një shokë të tij, ku i është bërë një kontroll në veturën e tij të tipit Range Rover. Gjatë kontrollit reperit i është sekuestruar një armë e shkurtër, një karikator si dhe gjashtë fishekë.
Don Xhoni pas vendimit të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
Noizy
Noizy u arrestua javët e fundit të vitit në pikën kufitare në Vërmicë. Ai u ndalua nën akuzën për lëndim të lehtë trupor vite më pare në Prishtinë me disa nga anëtarët e grupit Babastars.
Reperi pagoi gjobë prej dy mijë eurosh dhe u lirua brenda ditës.
Buta
Në këngën e titulluar ‘Rjeti’, në të cilën përmenden armët, droga dhe problemet me drejtësinë, reperi nga Ferizaj kishte shfryer mllefin ndaj një prokuroreje.
Ndaj Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj reperit.
Reperi po akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e pikërisht nga prokurorët që reperi fyente në këngët e tij.
Reperi do të dënohet me gjobë deri në shtatë mijë e pesëqind euro ose do i duhet të bëjë burg deri në pesë vite.