Prej kohesh tashme eshte bere e ditur se diten e neserme (22 korrik) starton emisioni me i ri ne “Top Channel”, “Kepi i Tundimeve” me autore Olsa Muhametin.
Pas suksesit te “Perputhen”, Olsa ka marre drejtimin e nje formati te tille i cili vjen per here te pare ne Shqiperi.
Emisioni do te jete ne nje ambient te mbyllur, ku pjesmarresit do te duhet te qendrojne te izoluar per kater jave se bashku.
Se fundmi, Olsa Muhameti ka treguar ekskluzivisht per emisionin “PushimeOnTop” shtepine e “Kepi i Tundimeve”.
Gjate intervistes Olsa na ka zbuluar edhe disa detaje nga programi i cili fillon mbremjen e neserme.
“Do te kete disa rregulla te cilat duhet te zbatohen me patjeter, sepse nese rregullat nuk zbatohen do te kete ulje çmimi. Konkurrentet do te mesojne rregullat qe thyhen dhe çmimin qe zbret me ane te nje ipad-i apo televizori, sepse komunikimi i vetem me produksionin eshte me ane te tyre, nuk ka asnje menyre tjeter. Do te vendoset nje sistem i cili do i vrojtoje ata gjatë gjithe kohes,” ka thene Olsa gjatë intervistes.
Kujtojmë se te konfirmuar deri me tani jane vetem disa prej konkurrenteve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari, Atdhe Xharavina dhe një model i huaj, Gabriele.
Pjesa tjeter e kastit nuk eshte zbuluar akoma por do merret vesh shume shpejt duke patur parasysh daten e afert.