Nëse keni këto shenja në trup, ju nuk po pini ujë mjaftueshëm

Këto janë të gjitha shenjat të cilat tregojnë që nuk po pini ujë mjaftueshëm.

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin.

Ky artikull u vjen në ndihmë me një grafik që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës ose jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.

Shenjat e para dhe më të lehtat e dehidratimit:

Etje

Ndjenja e thatësisë së gojës

Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës

Nervoze

Dhimbje koke

Urina në ngjyrë të errët

Marrje mendsh

Aroma e pakëndshme e gojës

Uria për ushqime të ëmbla

Kërcitjet/dhimbjet e muskujve

Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë

-Etje e theksuar

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Humbja e koshiencës

-Marrje fryme e shpejtë

-Ulje e tensionit

-Lëkurë ekstremisht e thatë

-Marrje mendsh të forta

-Urinë në ngjyrë të errët

-Nevoja e pakët për të shkuar në tualet

-Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik