Mbrëmjen e djeshme, jo per here te pare, Donald dhe Beatrix shprehën hapur dashurinë për njëri-tjetrin, pavarësisht dyshimeve te banoreve dhe jo vetem, se kjo lidhje do të mbarojë shume shpejt apo se është e gjitha një lojë.
Megjithatë, rrjeti duket se vazhdon të jetë i ndarë në dy grupe të mëdha, njëri “pro Bora”, tjetri “pro Beatrix”. Së fundmi ka reaguar edhe nëna e saj, Antigone Ramosaj.
Ajo ka ripostuar në Instagramin e saj reagimin e faqes “Lolita” ku mes te tjerash përmendet edhe Bora, duke bërë që për të parën herë, tërthorazi apo direkt, nëna e Beatrix të japë një lloj mendimi edhe për situatën me prezantuesen.
“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj” – thuhet mes tjerash në reagim.
E mesa duket Antigone është dakord me këtë postim.