Prej kohesh ne mediat roze u perfol per nje shtatzeni te kengetares Eni Koci por u desh konfirmimi i saj qe lajmi te behej i besueshem.
Pasi konfirmoi se ishte ne pritje te embel, Eni eshte treguar mjaft e rezervuar gjate kesaj periudhe me postimet ne rrjetet sociale.
Se fundmi, kengetarja krijoi nje mini-interviste me ndjekesit ne InstaStory, ku pergjate saj tregoi se ne tetor do te linde, ndersa persa i perket emrit te vajzes tregoi se ajo dhe partneri i saj e kane vendosur por pa preferuar ta bejne publik.
E pyetur se kush e ka vendosur emrin, Eni tha: “Emri propozohet nga Genci dhe miratohet nga unë”.
Megjithëse nuk preferoi ta zbulojë emrin e fëmijë, Eni dha një detaj të vogël.
“Genci ka emër shqiptar kurse ti jo edhe pse ke emër shumë të bukur. Po bebit si keni qejf?”– e pyeti ndjekësi, ndërsa këngëtarja sqaroi emrin e saj dhe zbuloi se vajza e saj do të ketë një emër shqiptar.
“Emri im ka shumë kuptim shpirtëror pasi pak ditë pas lindjes time, gjyshi ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndaj ndaj dhe mami ma ka vendosur emrin pas gjyshit. Gjyshi quhej Enver mdërsa mua ma ka lënë emrin Eni për ta përshtatur. Vajzës patjetër që do i lëmë emër shqiptar”– shkruan Eni.
Pyetjes se ku do të jetojë në Tiranë apo në Prishtinë, Eni iu përgjigj: “Mendoj që gjithmonë do jemi mes Tiranës dhe Prishtinës. Është e pamundur për ne të jemi stabël në një vend”