“Ndjeva dhimbjen më të madhe”, këngëtarja e njohur shqiptare prek me rrëfimin për dy abortet spontane

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare ka bërë një rrëfim të rrallë.

Bëhet fjalë për Ryva Kajtazin, e cila e ftuar “Te Rudina” ka rrëfyer momentet më të vështira në jetën e saj.

Ryva ka folur për dy aborte spontane të pasuara nga shtatzëni aspak të lehta.

Normalisht, është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua.

Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot. 

Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund.

Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”