Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia është shpesh në qendër të vëmendjes në mediat rozë, kjo edhe për shkak të lidhjes me Romeo Veshajn.
Ndonëse u përfol se janë ndarë, vetë Aleksia hodhi poshtë zërat. Madje ajo mbron në çdo rast, edhe publikisht aktorin, duke treguar se gjithçka shkon mirë mes tyre.
Së fundmi, ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet shumë elegante pranë një pianoje.
“Nen tingujt e nje pianoje nje mbremje u perhumbaa…”, ka shkruar Aleksia dhe komentet kanë qenë të shumta. Mes tyre, një ndjekës akuzon se pse ka zgjedhur në krahë të ketë Romeon, kur vjen nga një familje e ngritur.
“Kuku për ty që je kaq yll dhe trashgimtare një familje të ngritme e s’ki tru mban burrë Romeon veshin që plaka ma shpfarake ka kap gjynah femër kaq e mirë pa mend në kry”, ka shkruar ai.
Ndërsa Aleksia ia ka kthyer:
“Mos ta ka kap dhe ty plaken? Se ç’ne gjithë ky mllef…”.
Pak kohë më parë, ajo iu përgjigj po ashtu publikisht një ndjekësi që shkruante se Romeo as si aktor humori nuk bën për të qeshur, duke treguar se nuk kursehet asnjëherë.