Egzona Ademi, këngëtarja e njohur nga Kosova, ka treguar një anë tjetër të saj të panjohur më parë gjatë një interviste, ku ka rrëfyer humbjet që i kanë lënë shenja të pashërueshme.
Për disa minuta, artistja është përfshirë në emocione dhe përlotje gjatë rrëfimit në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “Klan Plus”.
Edhe pas nuk pati kurrë mundësinë të njihte gjyshërit e saj e të krijonte kujtime me ta, ajo pati një fat edhe më të ashpër duke i marrë me vete dy njerëzit më të shtrenjtë në jetë. Mes këtyre çasteve të vështira, lindën një sërë sfidash dhe përballjesh të vështira për Egzonën.
“Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami.”-ka rrëfyer ajo.
Ndërkohë, e pyetur se si ndodhën këto ngjarje dhe nëse ishin probleme të shëndetit apo diçka tjetër, Ademi është përgjigjur:
“Po, edhe mami, edhe babi kanë qenë të sëmurë. Deri në njëfarë momenti kanë qenë mirë, por pastaj babi vdiq nga kanceri, ndërsa mami nga një sëmundje, atrofi e muskujve. Për mamin jam kujdesur derisa ndërroi jetë në duart e mia dhe ky moment ka qenë ndër më të vështirët. Është gjë shumë private dhe unë nuk para shprehem sepse nuk dua që t’i ngarkoj njerëzit, mundohem të jem shumë e fortë, i kam dhënë edhe frymëmarrje dhe ato çaste kanë qenë shumë të vështira për mua. Momenti më i vështirë ka qenë kur e morën, që e hoqën nga dhoma.”