Ariana Lirey u bë e njohur në vendin tonë pas lidhjes së bujshme që pati me reperin Don Xhon.
Modelja ruse dhe reperi drenicas i dhanë fund pas një takimi dhe disa ditë pushimi që patën në Dubai.
Ndarja duket të mos ketë qenë shumë paqësore pasi është shoqëruar me kunja në rrjete sociale.
Kjo lidhje duket se i përket të kaluarës për Arianën, e cila përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar lidhjen e re.
Ajo nuk ka zbuluar më shumë por vetëm ka publikuar një fotografi ku shihet teksa i mban dorën një mashkulli ‘të panjohur’ deri më tani.
Ndërsa, Don Xhoni nuk ka zbuluar akoma ndonjë detaj nga jeta e tij private – teksa po e shijon suksesin e këngës “Katile”.