Megi Pojani dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë që kanë patur prej vitesh.
Aktorja e ka cilësuar shpesh së Noizy është reperi i saj i preferuar, gjë që e reflektonte edhe në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Noizy e kishte bërë atë imazh të brandit të tij të veshjeve dhe Megi shfaqej shpesh me veshjet e tij.
Mirëpo, sipas ‘Prive’ dyshja tashmë nuk janë më miq dhe mes tyre ka patur një krisje, arsyeja e të cilës ende nuk dihet.
Ata nuk ndiqen më në Instagram teksa nga rrjetet sociale të brandit të Noizyt janë fshirë të gjitha fotot e Megit.
Vetë dyshja nuk ka folur publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.
Për më tepër, kujtojmë se Megin ka marrë pjesë së fundmi në videoklipin e këngës se Don Xhon, me të cilin Noizy ka patur përplasje te shumta virtuale dhe cilësohet si rivali i tij në muzikë.