Po kërkon frymëzim për karrierë? Mbase të ndihmon shenja jote e horoskopit.
Dashi
Dashi është një shenjë entuziaste që e ka fiksim konkurrencën (do të dalësh gjithmonë i/e pari/a), ndaj për ty, ëshë fiks një profesion si: trajner/e, sportist/e, apo edhe mjek/e kirurg/e.
Demi
Demi vdes për lulet dhe aromat e mira, ndaj somelier, shef kuzhine, biolog, apo krijues parfumesh është puna që të përshtatet më së miri.
Binjakët
Punë zyre? Jo, na vjen keq, nuk është për ty. Ti i/e dashur Binjak, vdes të japësh mend, ndaj pedagog/e apo gazetar/e janë perfekte. Të sugjerojmë edhe influencer apo të kesh një podkast tëndin.
Gaforrja
Zë i ulët, empati, dëshirë dhe pasion? Po, po të përshkruajmë ty Gaforre dhe mendojmë se puna jote perfekte do të ishte: ciceron/e, profesor/e historie, por ke edhe sy shumë të mirë estetik, sidomos për arredimin e shtëpive.
Luani
Të gjitha dritat të fokusojnë ty! Pa vëmendje, Luani nuk ka jetë, ndaj e ke vendin në një skenë, apo film. Aktor/e, regjisor/e, apo edhe diplomat/e, këto profesione janë të tuat!
Virgjëresha
I/e organizuar dhe super detajist/e, Virgjëreshat janë të prerë/a për një punë si analist/e dhe ekonomist/e.
Peshorja
Qasja diplomatike dhe natyra shumë e ekuilibruar e Peshores, janë pikërisht arsyet pse ne e shohim si avokat/e, kurator/e arti dhe agjent/e imobilar/e.
Akrepi
Akrepi vdes të vlerësohet për kontributin që jep dhe e duan shumë karrierën. Ka dy profesione specifike ku mund të jesh as: kimist/e dhe studiues/e. Në fakt, janë 3: edhe terapist/e seksi, khëm-khëm.
Bricjapi
Në aspektin e punës, Bricjapi është gjithmonë në tabelën e nderit. Gjithmonë i përqendruar në punë dhe në karrierë, Bricjapi ka një durim hekuri, ndaj mësuesia, inxhinieria dhe arkitektura të përshtaten 100%.
Ujori
I/e çmendur dhe unik/e, Ujori mbetet një partizan/e i/e lirisë, kreativitetit dhe autenticitetit. Si të shohim ne? Si një artist/e, ose si një kontribues/e të vyer në fushën e drejtësisë, mjedisit dhe çështjeve sociale.
Peshqit
Empatiku/ja e zodiakut, është gjithashtu shumë ekstrovert/e, ndaj një bartender, apo pediatër/re do të jetë padyshim zgjedhja jote e karrierës.
Burimi: /Anabel