Diten e djeshme Xhevana morri vendimin per t’u larguar perfundimisht nga Per’puthen dhe kete vendim e lajmeroi me ane te nje postimi ne InstaStory, ku shkroi se nuk donte te shiste fytyren e saj per pak lajm.
Largimi i saj u komentua ne studio si nje papergjegjshmeri totale nga ana e saj, duke permendur ketu se ajo ishte bere pjese e programit vetem per fame e jo per te gjetur dashurine.
Gjate kesaj puntate, Xhevana vendosi te reagoje serish me postime te tjera ne InstaStory duke na bere te mendojme se mes saj dhe Endrit ka patur nje loje nga ana e produksionit dhe para xhirimit te takimit te tyre, Xhevanes i ka ardhur thjesht nje mesazh duke i thene te lere takimin, ndersa Endri ka zhvilluar nje bisede me produksionin, te cilin e “ingranuan” kunder Xhevanes.
Ajo gjithashtu drejton disa fjale drejt personave qe i kane dale kunder per shkak te fjales “gay” qe ajo i tha Endrit, ku mesa u kuptua nga keto postime, Xhevana ka akoma te njejtin mendim per te.
Sipas saj, nuk ka cfare te mendoje tjeter per nje mashkull qe flet vetem per “bukurine mahnitese” te tij.