“Me kane ofruar 5000€ per te derguar kete mesazh per Donaldin dhe Boren”- Piloti i parashutave plas bomben! (VIDEO)

Piloti i parashutave ne “Big Brother VIP”, Arber Xhaja, u be pjese e shtepise per pak minuta te premten e kaluar, me kerkesen e Monikes.

E diten e sotme ai ishte i ftuar ne emisionin “Top News” ku u pyet per kerkesat e fansave ne lidhje me parashutat dedikuar banoreve.

Arberi tregoi nje ndodhi shume interesante, ku nje nga fansat e çiftit Donald-Bora i kishte ofruar plot 5000€ per t’u derguar nje parashute.

Fansi i çiftit ishte nje biznesmen nga Saranda, i cili donte nje parashute me foton e Bores, varesen e Donaldit dhe te shkruante: “Dua Donaldin tim”.

Normalisht qe piloti nuk kishte pranuar edhe pse biznesmeni ngulmonte se do t’a paguante me shume para nese do t’a realizonte parashuten.