Këtë të diel, në “Fun Club Big Brother Albania VIP” kanë qenë të ftuara dy nga gazetaret e “Big Brother”, të cilat punojnë me secilin nga banorët dhe familjarët e banorëve për të dhuruar show-n që ne shikojmë të martën dhe të premten në çdo PRIME. mamaja e beatrix
Si rallëherë, ato kanë dhënë intervistë për të folur më me detaje rreth sfidave dhe vështirësive të tyre në këtë spektakël që ka kaluar çdo pritshmëri.
Të pyetura lidhur me komentet negative dhe komentuesit e shumtë, ato kanë rikujtuar një situatë të pakëndshme që ka ndodhur gjatë fillimit të lidhjes Donald-Beatrix, ku mamaja e Beatrix-ës ka marrë aq shumë komente negative në llogarinë e saj të “Instagram”, sa që është paraqitur në zyrat e “Big Brother”, duke i kërkuar t’ja mbyllin llogarinë.
Rikujtojmë se edhe Beatrix ka ndjerë presionin e garës dhe të mendimeve të publikut, pasi shpesh herë është mërzitur lidhur me botën jashtë.