Me apo pa dëshirën e saj, ish e dashura e Dagz, prezantuesja Ariana Berisha, së fundmi e ka gjetur veten në fokusin e mediave.
Lidhja e dikurshme me DJ Dagz erdhi në vëmendje nga aventura e tij në “Big Brother VIP” që u bë burim spekulimesh nga më të ndryshmet.
Madje kohët e fundit u publikuan edhe disa foto të tyre kur ishin cift bashkë, derisa Dagz ka treguar se lidhja e tyre ka përfunduar që në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor.
Se fundmi, ish e dashura e Dagz ka vendosur te reagoje publikisht duke i kerkuar mediave te ndalojne se publikuari foto te saj.
“Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetërit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston pyetja por edhe konfirmimi për çfarëdo çështje. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin” – shprehet mes tjerash ajo.
Në pjesën e parë të reagimit, nuk mungon respekti për Dagz konkretisht për “karakterin dhe shpirtin e tij luftarak”.
Deklarimin, ajo e përmbyllë me një kunjë që duket se lidhet me ndarjen dhe “çlirimin nga prangat e lidhjes”.
“Krejt çka mund të them është që jam shumë e lumtur me punën time, unë po e shijoj lirinë e liria s’ka çmim. Po jetoj ashtu siç unë dua e të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili e dëshiron. E kotë të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen” – përmbyllë reagimin Ariana.
Më qartë se kaq vështirë se do përcillej mesazhi. Ajo është e lirë, e lumtur dhe pa ndonjë synim që të rikthehet në lidhjen që sipas saj, “e ka lëshuar vetë nga duart”.