Ish konkurrenti i ‘Perputhen’, Fation Kuqari, ka pësuar një aksident automobilistik pak minuta me pare. Teksa ishte duke udhetuar neper qytet me mjetin e tij, ai ka pesuar nje aksident nga shkak ende i pa percaktuar.
Burime te Abcnews, kane siguruar pamjet e para pas aksidentit, ku duket qarte demtimi ne pjesen e perparme te makines. Fatmiresisht, Fation Kuqari ndodhet ne gjendje te mire shendetesore.
Kuqari mori famë pas pjesëmarrjes vitin e kaluar në programin e dashurise, “Perputhen”. Ai ka treguar shpeshherë se është i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë. Pak kohë më parë, u gjobit nga policia pasi ndau një video duke ecur me një shpejtësi 215 km/orë.
Gjithashtu, kujtojme se Fation Kuqari nuk eshte konkurrenti i vetem i “Perputhen” qe peson aksident me makine, pasi pak kohe me pare, Argjend Rraci pesoi po nje aksident me makine teksa ishte duke udhetuar nga Kosova per Tirane. Ai u shpreh se pësoi një aksident tejet të rëndë, ku për pak sa nuk ka humbur jetën.
“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija ç’po ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës.
Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi”, ka thënë Argjendi duke shtuar se ka qëlluar me fat që ka shpëtuar.