Në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë epiqendra globale e shpërthimit të lisë së majmunit.
SHBA-ja e kapërceu Spanjën këtë javë, me 1048 raste të reja në 27 korrik, duke e çuar numrin në 4639.
Kjo do të thotë se përafërsisht në SHBA ka rreth një rast për 100,000 njerëz.
Përgjigjja e Amerikës ndaj lisë së majmunëve është cilësuar si “nënvlerësim” dhe vaksinimi është vonuar.
Më 23 korrik, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli sëmundjen një urgjencë të shëndetit publik në nivel ndërkombëtar.
Burimi: Unilad