Ish konkurrenti i “Perputhen, Hysen Ramaj i njohur ndryshe per publikun si Bushi, u be i njohur pas skandalit me Alvisa Qarri, nje tjeter konkurrente e programit.
Ai e akuzoi Alvisën për tradhti duke i nxjerrë regjistrime, ndërsa Alvisa e akuzoi për dhunë dhe doli çift me Bashkimin.
Opinionisti Arjan Konomi ka qenë kundra këtij çifti, mosbesues e duke hedhur mjaft kunja. Gjithashtu është akuzuar nga Alvisa si i shitur te Hyseni, por Hyseni jep deklaratën e papritur se faktikisht i ka mbetur hatri me Arjanin.
“Arjani është aq i zgjuar sa i njeh njerëzit që në sy. Kjo është aftësia e tij, nuk është se njihem unë shumë me të, sepse komunikimi im i fundit me Arjanin ka qenë që atë ditë që unë kam dal në lidhje Skype në program. Atë ditë Arjani më kuptoi, jo vetëm ai, por gjithë ata në studio. Ditën tjetër pastaj, u kthyen kundra se i detyroi autorja e programit dhe mua për këtë pjesë më ngeli pak hatri me Arjanin edhe që atë ditë nuk kam pasur më kontakt me Arjanin”,- tha Hyseni.
Përsa i përket Alvisës, Hyseni tha se nuk ka më ndjenja ndaj saj dhe se as ajo nuk merr rrogë nga biznesi i tij, pasi të dhënat e publikuara ne databazen e pagave janë të Janar-Prill 2021.