“Koha ndryshon…”, Me një foto të veçantë, Romeo ka një mesazh për Donaldin

Romeo e ka treguar herë pas here që e mbështet vëllain e tij Donaldin në çdo zgjedhje të tij dhe e ka vërtetuar këtë gjë edhe me postimin e fundit.

Ai ka ndarë dy foto me Donaldin, njërën nga hyrja e tij në Big Brother Vip dhe tjetrën nga fëmijëria ku shkruan:

“Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”

Kujtojmë që në puntatën e kaluar të Big Brother Vip Romeo u fut në vend të Donaldit në Big Brother Vip per pak minuta, dhe ndane disa bisedime mjaft emocionuese.

“Ti je shumë i fortë,je i zoti i vetes o shok,mos të të haj për asgjë. U tregove tamam burrë dhe mbajte fjalën. Je shumë i fortë, shpirti im. Mos ki merak për asgjë se të gjitha problemet që kemi pasur jashtë i kam zgjidhur”, i tha Romeo Donaldit gjatë takimit të tyre.

Megjithatë banorët e kuptuan shpejt ndërrimin, pavarësisht se ata janë identik. Ata panë ndryshime në sjelljen e tij duke vënë re se diçka nuk shkonte.