Kylie Jenner është vajza e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram.vajza e parë që arrin 300 milionë ndjekës
Ariana Grande, e cila mbante më parë kurorën si gruaja më e ndjekur, tani është në vendin e dytë me Selena Gomez. Këngëtarët kanë nga 289 milionë ndjekës secila.
Instagram – krijuar në vitin 2010, nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhe blerë nga Facebook në vitin 2012 – tani ka 1.3 miliardë përdorues.
Jenner nuk ka qenë shumë aktive kohët e fundit në Instagram, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar numrin e ndjekësve të saj të rritet.
Por sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbetet personi më i ndjekur në Instagram tani, me më shumë se 388 milionë ndjekës.
Edhe kolegu i tij futbollist, Lionel Messi, e ka tejkaluar shifrën prej 300 milionësh. Llogaritë e tjera në top 10 i përkasin The Rock, Kim Kardashian dhe këngëtarëve Beyoncé dhe Justin Bieber.
https://www.instagram.com/p/CYlofHNoOB4/?utm_medium=copy_link
Llogaria zyrtare, @Instagram, e cila shfaq fotografitë e preferuara nga krijuesit në mbarë botën, është llogaria me më shumë ndjekës, më shumë se 460 milionë.
https://www.instagram.com/reel/CYcYwNRhPR_/?utm_medium=copy_link