Sot në “E diela shqiptare” është zhvilluar gjysmëfinalja e parë e garës “Mam, po ti”. 5 gjysmë finalistët e sotëm nuk u vlerësuan vetëm nga nënat e tyre por edhe nga 5 artistë “BIG” me të cilët kanë bërë prova gjatë javës dhe kënduan me ta: Ronela Hajati, Redon Makashi, Juljana Pasha, Lorenc Hasrama dhe Alban Ramosaj.
Një moment pikant dhe interesant gjatë garës ishte një debat mes Ronelës dhe Albanit, siç na ndodh shpesh të shohim mes artistësh në kompeticione të tilla.
Ata debatuan me njëri-tjetrin rreth vlerësimit të konkurrentëve të cilëve Ronela kishte vendosur tu jepte mbi 40 pikë, ndryshe nga Albani që 40 pikshin e kishte vlerësim maksimal.
“Unë mendoj se mosha e tyre është një moshë që i përjeton pak më shumë gjërat seç i përjetojnë ne që na është regjur lëkura. Kështu që mendoj se ne sot duhet të jemi të mirët e gjësë dhe të japim një inkurajim, si Redoni që u dha të gjithve 50 pikë. Në live të kaplon emocioni dhe i rrit pikë interpretimit, por i ul pak saktësisë.” – argumentoi Ronela, e cila shtoi më pas: “Edhe unë kam zgjedhur të japë mbi 40 pikë sepse më duket jo vetëm mosvlerësim, por goxha e rëndë.”
Në këtë moment ka ardhur ndërhyrja e Albanit, i cili vlerësoi më parë një konkurrent me 36 pikë. “Tani po më thua mua që nuk jam duke i vlerësuar artistët? Sepse unë kam vendos një mënyrë tjetër të vlerësimit?”
Por, Ronela sqaroi se nuk ka lidhje me vlerësimin e tij. “Jo, unë po flas për veten time. Nuk e kisha me ty. Por, siç tha Juljana që do e nisë nga 40 e lart vlerësimin, edhe unë mendova të japë mbi 40. Por, nuk kap absolutisht asgjë me Albanin.”
Sigurisht, ky moment u kalua me shumë sportivitet edhe nga Arditi,i cili pyeti Albanin se sa pikë i jep Ronelës.
“Ronela është arsyeja pse unë shijova më shumë duetin sepse e pashë në disa aspekte që nuk e kisha parë. Në fakt, live nuk e kisha parë asnjëherë dhe isha i befasuar në kuptimin më të mirë të fjalës.“-tha Albani.
“Sa do befasoheni ju me mua!”- tha me të qeshura Ronela e cila i dhuroi edhe një puthje Albanit.
Epo në fund të ditës të gjithë i vlerësojmë të tilla debate konstruktive mes artistëve, aq më pak në një garë talentesh.