Qe prej startimit dhe deri me sot, reality show ne i ndjekur dhe me i shikuar ne Shqiperi “Big Brother VIP”, vazhdon te thyeje rekorde klikimesh ne rrjete sociale.
Kjo gjë ka bërë rrjedhimisht që të gjithë ndjekësit të jenë tëpër vigjilentë e sy-shqiponjë, kur bëhet fjalë për detaje që sipas tyre mund të vënë në dyshim vërtetësinë e programit.
Së fundmi, një nga ndjekësit e llogarisë së Olti Currit, i ka dërguar një mesazh këtij të fundit një video, në të cilën dallohet një detaj mjaft dyshues gjatë bisedës së Monikës me banorët në dhomën e ndjenjes.
Në video, Monika ishte duke i treguar banorëve një porosi për Beniadën që i ka lënë vazja kur i ka dhuruar kekun.
Në këtë bisedë, tregohet qartë se Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit.
Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenj aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.
“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situate, sipas ndjekësit të Olti Currit.
Kjo nuk është hera e parë që dyshohet vërtetësia dh transparenca e programit. Rikujtojmë se është përfolur për daljen e planifikuar të Big Mamës nga emisioni, si dhe për paracaktimin e Donaldit si fitues.