Në një intervistë një vit më parë Rovena Stefa pranoi që ishte në një lidhje dhe shumë e lumtur, por tani këngëtarja është sërish beqare.
E ftuar në puntatën më të fundit të “Prive”, Rovena tregoi se është ndarë nga partneri.
E pyetur për arsyen, këngëtarja tha se artistët janë të vështirë në marrëdhëniet personale dhe ndoshta ai nuk ka qenë fati i saj.
“Kur nuk shkon, nuk shkon! Ne artistët vrapojmë shumë dhe jemi të vështirë në marrëdhëniet personale. Jo dhe aq, por dhe nuk ka qenë fat. Nuk ka qenë ai fati im. Ndoshta është dikush tjetër që më pret dhe më interesant”, tha Rovena.