Demi Lovato ka përfunduar përsëri në qendër rehabilitimi, sipas Page Six.
Një burim i afërt me këngëtaren e “Dancing With the Devil” ka thënë se ylli është kthyer në Utah për trajtim, por tani ndodhet sërish në shtëpi dhe ‘në gjendje të mirë shëndetësore’.
Spekulimet u ndezën më shumë kur motra e saj më e madhe, Dallas Lovato, ndau një video për Krishtlindje së bashku me motrën e tyre më të vogël, Madison De La Garza, dhe këngëtaren duke shkruar se janë ribashkuar.
Demi pësoi një mbidozë gati fatale në vitin 2018. Këngëtarja e “Confident” foli për mbidozën në një seri dokumentarësh në YouTube, nga përdorimi i metatoinës dhe heroinës e deri tani që duhet të marrin injeksione.
“Të paktën për disa vite nuk mund të më dëmtojë”, tha ajo për injeksionet Vivitrol, të cilat ndalojnë efektet e opioideve.